Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me menstrucionet

Pershendetje Doktoreshe. Jam 28 vjece dhe gjithmone kam pasur probleme me ciklin mos ardhjen e tyre dhe ne moshen 23 vjecare mbasi kam perdorur 3 muaj diane 35 kam ngelur me barre po e kam deshtuar pa dashje dhe nga ajo kohe nuk kam ngelur me cikli po njesoj e kam te crregulluar shume here perdore jasemin dhe shume here urotregestan 6 dite ne darke nga nje kokerr por para 3 muajsh jam operuar per apendesit dhe mbas operacionit kam pritur dy muaj dhe nuk me ka ardhur cikli dhe ne fund te muajit te dyte kam filluar jasemin dhe dje e kam mbaruar...jam ne pritje te tyre, por nese nuk me vijne cfare duhet te bej dhe si mund te kurohem per rregullimin e ciklit sepse dua te bej dhe nje femije dhe jam vizituar neper doktore dhe me kane thene se mitren dhe vezet i kam ne rregull thjeshte eshte hormonale...po nuk ka kurim apo sherim te ketyre hormoneve dhe cfare analizash duhet te bej dhe kurim per te ngelur shtatzene...Jam ne pritje te pergjigjes suaj. Faleminderit qe me degjuat!

Ayse (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje.

Shpresoj që preparatet që përmënd dhe i ke përdorur, i ke konsultuar me mjekët specialist.

Me ndihmën e mjekut endokrinolog, duhet të testohen hormonet dhe midis tyre hormonet e tiroides. Gjithashtu të bësh një grafi të sela turcika, ku është e vendosur gjendra e hipofizës, për të parë nëse ka apo ndryshime të saj. Pas ekuilibrit hormonal, ndodhet mundësia e shtatzënisë.

Më pas, kontakto me një mjek gjinekolog për të konkluduar mbi situatën.

Nada (13 vite më parë)
Pershendetje doktoreshe jam 14 vjec dhe periodat akoma sme kane ardhur qe nga shtatori normalisht jam e virgjer. Pse mund te me kete ndodhur kjo gje, ato nuk i kam rregullisht mund te me vijne 1 muaj dhe 2 muaj, jo mund te ma shpjegoni ju lutem respekte. Lidra.

/komuniteti