Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Abortimi Blighted Ovum

Para 1 viti kam pas abort spontan blighted ovum, dhe nepermes intervenimit eshte larguar. Kam bere analiza dhe anticardiolipin me eshte dal e larte, dhe eshte rekomanduar qe ne shtatezani te marr fraxiparin. Tani jam ne javen e 7 te shtatezanise dhe marr fraxiparin cdo dite. Desha te di se a kam gjasa qe kjo shtatezani te funksionoje? A duhet te marre ndonje ilaç tjeter ne menyre qe te mos kem fatin e njejte me te kaluarin? Shpresoj se do e merrni parasysh pyetjen time, ju pershendes. Lulja.

Lule (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lule.

Unë jam përkrahëse e analizës që ti ke bërë, për shkak të abortit që ke kaluar. Edhe për rekomandimin e terapisë jam plotësisht dakort. Në këto kushte ka mundësi që shtatzënia të jetë normal edhe të funksionojë dhe nuk mendoj se duhet trajtime të tjera.

Ju uroj mbi shtatzëninë e filluar.

Teuta (13 vite më parë)
urime Mimoza ishalla ka jet te gjate dhe te lumtur bebushi te uroj nga zemra

/komuniteti