Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

HSG

Ju pershendes, ju kisha lutur te me spjegoni pak mbi hesterioskopine meqe jam martuar ka tri vite dhe nuk po mbetem shtatezene, edhe pas analizave te shumta te cilat dalin mire. Tani do ta bej HSG, a eshte veshitre se shume me trembin. Ne cilen dite pas ciklit duhet te behet kjo analize se nje mjek me ka thene nga dita e 8 deri ne diten e 12 ndersa nje tjeter ne diten e 5 te menstruacioneve. Me shprese se shume shpejt do te kem pergjigje ju deshiroj pune te mbare. Sot jam ne diten e dyte te menstracioneve.

Hatixhe (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Hatixhe.

Histerosalpingografia HSG, është ekzaminim i cili shërben për të parë kalueshmërinë e tubave të Fallopit. Ajo realizohet nëpërmjet një aparati që injekton contrast dhe më pas bëhet grafia dhe verifikohet kalueshmëria e tubave. Proçedura nuk e vështirë dhe aspak e dhëmbshme.

Ky ekzaminim bëhet në ditën e 5-të pas menstruacioneve.

Sara ve (12 vite më parë)
Pershendetje Dr. Desha te pyes rreth inqizimin te kanaleve HSG - mua mjeku me ka preferuar qe kete me bere ne diten e katert te ciklit (a eshte ne rregull kjo?) dhe desha te pyes a ka nevoje qe ky inqizim te behet me anestezion, pasi kam gati dy vjet qe provoj te mbetem shtatzene dhe nuk po mundem?! Kam bere analiza te ndryshme, kam problem edhe me hormonin prolaktin e kemi rregullu me hapin dostinex, mirepo jam bere merak edhe per nje gje pasi bashkeshorti im para nje kohe e ka bere spermogramin dhe levishmerija ka qene me e dobet mirepo me disa vitamina eshte rregulluar. Doktoreshe beso jam shume konfuze spo di qka me be, spo di ku qendron problemi pasi kam bere vizita te ndryshme neper mjek te ndryshem thuja ti neper krejt Kosoven. Te lutem ma jep nje sqarim, nje pergjigje. Flm per kohen qe ndate per mua, ndoshta e zgjata shume.

/komuniteti