Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rrjedhja e gjirit

Pershendetje, jam 28 vjeçare dhe kam nje djale 5 vjeçar, nuk jam shtatzene dhe nuk perdori terapi kontraceptive e as ndonje terapi tjeter. Ka nje muaj qe po me rrjedh qumesht nga gjinjet. Mund te me thoni arsyen?

Merita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita.

Rrjedhja e gjirit, edhe në këtë periudhë të jetës tënde, mund të vijë për disa arsye.

Një nga ato, është ç’rregullimi i ekuilibrit hormonal të organizmit. Rritja e nivelit në gjak të prolaktinës (hormon), mund të jetë shkaku i rrjedhjes së gjirit. Dozimi i këtij hormoni, dhe grafia për të parë gjendjen e gjendrës së hipofizës, janë të rëndësishme. Gjithashtu duhet të bësh edhe një kulturë të sekreciaoneve të gjirit, për të përjashtuar mundësinë e ndonjë infeksioni të mundshëm i cili edhe ky mund të jetë shkak i rrjedhjes së gjirit. Konsulta me mjekun endokrinolog dhe gjinekolog, do japë përgjigjen e shkakut dhe të terapisë të asaj që ka ndodhur.

Dea (13 vite më parë)
Pershendetje kam nje vajze eshte 4 muajshe, dhe me qan shume, e kam pas tek mjeku ,e ka kontrollua,me ka thene qe eshte mire shume, ka qajt qysh se ka lind, me thojshi deri ne 5 jave te qan shume, ama kjo prape qan, i dho gji, po ashtu edhe qumesht formula, se mjeku me ka thene mos eshte e uritur, amo e kote, tash po i dho ka pak edhe ushqim shtese, pak supe me tul te bukes, e han shijshem i dho edhe oriz te bluar kuptohet me orar, amo me qan shume, jam shume e shqetesune, ju lutem me ndihmoni.

/komuniteti