Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mbrojtja nga shtatezania e padeshiruar

Pershendetje doktoreshe,


Kam lindur para 5 muajve femijen tim te pare dhe pas muajit te pare te lindjes tek une ka filluar cikli i rregullt menstrual. Desha qe te ju pyes se cila do ishte tani metoda me e mire dhe e rekomandueshme nga ju nga mbrojta e shtatzenesise se paplanifikuar apo padeshiruar.


Femijen tanime nuk e ushqeje me qumesht gjiri(nga mos deshira e femijes).Kam ndegjuar se pilulat mund te bejne qe te shtosh ne peshe e qe per mua do jene kilo te teperta. Pas 3 viteve planifikoje qe te lind dhe nje femije tjeter. Cfare me rekomandoni ju?


Ju falemnderit.

Alketa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Alketa, qëndrat e planifikimit familjar funksionojnë kudo. Ato kanë mjek dhe personel shëndetsor të kualifikuar. Për të mos patur shtatzëni të pa dëshiruar, në qëndrat e planifikimit familjar mund të merrni këshillat e nevoshme dhe të domosdoshme mbi metodat e kontracesionit. Është e drejta tënde dhe e bashkëshortit, të bëni zgjedhjen që ju bën të ndiheni komod. E mira është që edhe mendimi i konsultës mjeksore të zërë vënd në këtë zgjedhje.

Në eksperiencën time 30 vjeçare, përdorimi i DIU (apartit spiralë, sterileja) është medoda kontraceptive më e përdorur pasi paraqet efikasitet deri në 99%. Midis avantazheve, si më kryesori i kësaj metode kontrolli të lindjeve, është mos ndërhyrja tek raporti seksual i çdo kohshëm. Por këtë metodë kontracepsioni nuk duhet ta përdorin gratë që janë ose dyshojnë për; shtatzëni, tumore të ditura ose të dyshuara në organet gjenitale, infeksione gjenitale, hemorragii vaginale deri sa të përcaktohet diagnoza, alergji ndaj bakrit, çiftet e pasigurtë në jetën seksuale.

Gjithësesi është e drejta juaj të vendosni për metodën e kontrollit të lindjes.

Më vjen shumë mirë që keni vendosur të bëni fëmijën e rradhës pas 3 vjetësh. Është e mira ta shtyni edhe 1 vit. Në literaturën e sotme bashkëkohore, është e referuar mbi shanset shumë më të mira për shëndetin e fëmijës dhe nënës në përgjithësi, nëse fëmija i rradhës lind 3 deri në 4 vjet më pas nga fëmijës paraardhës.

Të uroj ty dhe familjes tënde për lindjen e fëmijës së parë. Uroj gjithashtu që ai të jetë fëmijë i shëndetshëm dhe i lumtur.

Jana (13 vite më parë)
Pershendetje, Doja t'ju pyesja vetem per dicka. Une kam filluar te marr kontracepsion oral Yasmin prej 8 ditesh (qe nga data 28 mars 2011) dhe nuk dua nje femije tjeter per momentin pasi e kam nje djale, ju si mendoni nqs bashkeshorti im nuk e ben terheqjen, une mund te mbetem shtatezane? Ju lutem me ndihmoni. Po pres nje pergjigje tuajen. Me respekt.

/komuniteti