Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja
Doktoreshe Moza,

Jam perseri Lisa. Menstruacionet e fundit i kam patur ne 23 tetor. Por akoma nuk kam lindur. Deri kur eshte afati i fundit per lindjen. Bebin e ndjej te levize. Ka lidhje kolposkopia me nxitjen e lindjes. Dhe cili eshte mendimi juaj per epiduralin, a eshte i demshem per bebin, po per nenen dhe a kushton shume?

Faleminderit
Lisa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Lisa,

Sipas datës së menstruacionit të fundit që më shkruani, teorikisht lindja duhet të jetë në datat 2 ose 3 gusht. Megjithatë, deri me datë 12 gusht konsiderohesh brënda fazës normale të lindjes.

Por lindja mund të shtyhet edhe disa ditë deri në dy javë pas datës 12 gusht. E rëndësishme është që ju të keni të gjithë parametrat normalë të shtatzënisë dhe të ndjeni bebin.

Ju këshilloj që të jeni vazhdimisht nën vëzhgimin e mjekut obstetër.

Uroj Lisa, të keni lindje normale dhe të lindni një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti