Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mpirja e duarve dhe gishtave gjatë shtatzënisë

E nderuara Dr, kam nje shqetesim qe nja 1 jave kam problem me doren e djathte me mpihen duart gjate nates dhe gishtat,  shume me pengon edhe gjate nates edhe gjate dites, vetem dora e djathte a i pengon ndonje gje tek bebi a demton bebin a eshte normale kjo gje, jam ne javen e 36 te lutem me jep nje pergjigje! Ju faliminderit.

Arbnore (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbnore.

Gjatë shtatzënisë, nervat nuk funksionojnë mirë tek duart pasi ato shtypen nga shpatullat rreth zonës së qafës ku kalojnë. Mpirja ndodh edhe pas lindjes, për shkak të mbajtjes së fëmijës në krah për kohë të gjatë.

Ndjenja e mpirjes së gishtave, quhet sindromi tunnel carpal dhe zakonisht shfaqet vetëm në një dorë. Ndjenja e djegjes dhe e të shpuarit, shkaktohet nga shtypja e një nervi nga fryrja e indeve në kycin e dorës. Kjo ndjesi, shfaqet afër fundit të shtatzënisë dhe pas lindjes, zhduket.

Të këshilloj, që për periudhën deri në lindje të kufizosh kripën. Për duar mund të bësh disa ushtrime të lehta për çmpirje, ndërsa kur shtrihesh, vendosi duar mbi kokë dhe jo poshtë kokës apo jastëkut.

/komuniteti