Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mundësia e konceptimit

Pershendetje dr.e nderuar! A eshte e mundur qe pa e perjetuar femra orgazmen me mbete shtatezane gjate aktit seksual nese mashkulli normal a e akulon? a ke mundesi me tregu se si eshte menyra me e lehte dhe me efikase per mbet shtatezene?


Flm mirekuptim. Me respekt te vecante, Merita

Merita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Merita.

Femra mbetet shtatzënë, vetëm në periudhën e ovulacionit dhe nuk ka rëndësi në kalon apo jo në orgazëm. Mjafton që në periudhën e ovulacionit, të ndodhen në qarkullim spermatozoidë. Zakonisht, ovulacioni ndodh në mes të ciklit menstrual. Psh, për ciklet menstruale me kohëzgjatje 28 ditore, ovulacioni optimal ndodh në ditën 14-të nga dita e parë e fillimit të menstruacioneve.

Faza e ovulacionit dallohet nga shtimi i sekrecioneve, rritja e dëshirës seksuale dhe dhëmbje të gjoksit. Gjetja e ditës së ovulacionit, bëhet me rregjistrimin e temperaturës. Çdo ditë pasi ka mbaruar gjakrrjedhja, matet temperatura. Dita me temperaturë më të lartë, është dita e ovulacionit. Ndërsa mashkulli, duhet të mos ketë kryer raporte seksuale së paku 72 orë. Kjo është koha optimale, që spermatozoidët të jenë në sasi dhe të pjekur plotësisht.

Merita, të uroj fat.

/komuniteti