Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mundësia e konceptimit

Pershendetje e nderuara doktoreshe. A ekziston mundesia te mbetem shtatzene gjate ciklit menstrual nese behet derdhja mbrenda? Poashtu gjate kohes frytedhenese a mundem te mbetem shtatzene nese nuk kam perjetim te orgasmes? Pyetjen e fundit po ua parashtroj pasi qe doktoresha ime personale me ka thene se nuk mund te mbetem shtatzene nese nuk perjetoje orgasme. Gjithe te mirat e faleminderit per mirekuptimin tuaj.

Dredheza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dredhëza.

Nëse unë të kuptova, pyetja është: A ekziston mundësia e mbetjes shtatzënë në kohën e gjakrrjedhjes edhe nëse mashkulli ejakulon/derdh spermën brënda vaginës?

Shtatzënia në rastin që thua, nuk mund të ndodhë për shkak se një nga kushtet për fillimin e shtatzënisë nuk ekziston. Gjatë periudhës së gjakrrjedhjes, femra nuk është në fazën e ovulacionit. Që të fillohet shtatzënia, duhet të plotsohen dy kushte. Femra të ketë ovulacion dhe mashkulli të ejakulojë në vaginën e saj.

Femra mbetet shtatzënë, vetëm në periudhën e ovulacionit dhe nuk ka rëndësi në kalon apo jo në orgazëm. Mjafton që në periudhën e ovulacionit, të ndodhen në qarkullim spermatozoidë.

/komuniteti