Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet e bardha

Deshta tju bej nje pyetje jam ne javen e 5 shtatzene po sekrecionet e bardha po me mundojne edhe para se me mbet shtatzene i kam pas por tash pak me shume mbasi qe kam marredhenie me burrin a duhet mu frikesu per foshnjen a mund diqka pasoja me pas si p.sh. abort apo ndonje te mete? Faleminderit per mirekuptim, ju uroj gjitha te mirat.

Diana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diana.

Si fillim, duhet të konfirmosh shtatzëninë. Edhe nëse nuk e ke bërë testin e shtatzënisë, kontakto gjinekologun për të konfirmuar shtatzëninë dhe për të bërë një kontroll të përgjithshëm të shëndetit tend. Ai do të bëjë edhe ekzaminime të tjera, nëse e sheh të arsyeshme si dhe do të vlerësojë sekrecionet e shtuara që tregon.

Kur çdo gjë të konstatohet normale, është e mundur të vazhdosh rregullisht raportet seksuale.

/komuniteti