Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A ka mundesi te jem shtazene?

Pershendetje e nderuara gjinekologe.


Menstruacionet e fundit i kam pas me 26 shkurt dhe me kane zgjatur deri me 2 mars, zakonisht apo gjithmone i kam te njejten date cdo muaj dhe nuk me zgjasin me shume se 5 dite. Me 25 mars kam pasur marredhenie dhe nuk jam ruajtur 100%, sot jemi me 6 prill dhe une ende nuk i kam menstruacionet, gje qe shume rradhe ndodhe apo asnjehere te me vohohen.dmth nese i kam pas me 26 shkurt eshte dashur ti kem me 26 mars. E di qe ka mundesi ndoshta me qene shtatzane megjithese prape me duket shume e pamundur po vec dua te di sa jane mundesite?Edhe dicka tjeter e kam djalin 11 muajsh dhe ende e kam ne gji, besoj qe edhe kjo ndikon pak ne parandalimin e shtatzanise.


Ju faleminderit shume.

Vjollca (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Me datat që tregon, nuk mendoj se ke mbetur shtatzënë. Koha më e përshtatzshme e mbetjes shtatzënë, është dita e ovulacionit e cila bie zakonisht në mes të kohëzgjatjes së ciklit menstrual. Meqënëse menstruacionet i ke çdo 30-të ditë, atëherë koha optimale e ovulacionit tënd duhet të jetë rreth ditës së 15-të pas ditës së parë të fillimit të gjakrrjedhjes. Duhet patur parasysh, se spermatozoidët jetojnë deri në 72 orë.

Uhqyerja me gji e fëmijës nuk ndihmon në mos mbetjen shtatzënë, pasi siç po thua menstraucionet e fundit të kanë ardhur në datën 26 shkurt. Pra, ti ke filluar ciklin menstrual pas lindjes.

Vjollca, nëse mentruacionet nuk të vijnë edhe për një javë, bëj një test shtatzënie dhe sido që të dalë ajo kontakto mjekun gjinekolog për të përcaktuar shkakun e mos ardhjes së mentruacioneve.

/komuniteti