Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Planifikimi familjar dhe mundësia për shtatzëni

Kam 8 dite qe marr Yasmin, dhe im shoq ejakuloj brenda, a mund te mbetem shtatzene?

Jana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Miljana.

Ti po përdor një preparat që nuk lejon shtatzëni të pa dëshiruar. Mendoj se ai ka efektivitet të lartë, për të realizuar qëllimin e përdorimit kur përdoret konform udhëzimit.

Nëse dyshon se mund të kesh mbetur shtatzënë nga raporti i djeshëm (ashtu siç më ke shkruar), mund të përdorësh edhe kontracepsionin e urgjencës, që ka aftësi parandaluse për shtatzëni edhe deri në 72 orë pas raportit seksual me ejakulim të pa kontrolluar.

Që të fillohet një shtatzëni, duhet që spermatozoidet të jenë në qarkullim kur është dita e ovulacionit. Nëse mbrëmja e djeshme (ashtu siç më ke shkruar) nuk ka qenë dita e ovulacionit, mundësia për të mbetur shtatzënë shkon drejt zeros. Dita e ovulacionit është dita që ndodhet në mesin e ciklit menstrual, duke filluar numërimin nga dita e parë e menstruacioneve të fundit.

(13 vite më parë)
shume artikull i bukur dhe me keshilla shume te mira,nje fjale e urte thote MOS JA BE DIKUJT ATE QE TI NUK DO TE TA BEJE DIKUSH TY;kemi qene vajza tash jemi nuse por do te plakemi e do behemi vjehrra.respekti mbi te gjitha
Sumeja (13 vite më parë)
allahu te shprblefte per kete shkrim

/komuniteti