Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet në fund të barkut

Doktoreshe Miredita.


Jam e shqetesuar, se kam dy dite dhe dje dhe sot qe ndjej dhembje te lehta ne fund te barkut ne krahe te djathte dhe rralle ne krahe te majte. Jam shtatzene me binjake. Fola me mjekun qe me ndjek dhe me tha te beja nje analize urine. Ndonjehere kam dhe dhembje beli dhe ne kryqe. Dhembjet ne fund te barkut mos jane kontraktime dhe a jane per tu shqetesuar? Jam 18 javeshe. Me respekt shume te vecante per doktoreshen Moza, Marsida nga Elbasani.

Marsida (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marsida.

Dhëmbjet që përshkruan janë shenja për infeksion urinar, prandaj kryerja e analizës së urinës dhe urokulturës do saktësonte diagnozën e dyshuar.

Deri sa të marrësh përgjigjen e analizave, mund të përdorësh spasfon. Eshtë preparat, që ndihmon rilashim e muskulaturës së uteruesit.

Gjithënjë, uroj të lindësh dy fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti