Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Planifikimi familjar

Jam 22 vjecare, jam martuar tash dhe nuk kam ende femije, po a eshte e demshme te perdori tableta kunder shtatzanise, deri te jam e gatshme te behem nene pasi qe ende me duket qe eshte heret...Ju faliminderit, ju pershendes!

Kaltrina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Kaltrina

Përdorimi i kontracepsionit për të evituar shtatzëni të pa dëshiruar, është shumë normale. Mund të përdorësh kontraceptivët me tabletë, deri kur të dëshirosh shtatzëni. Ato kanë përparësinë se, në kohën kur çifti vendos për të patur shtatzëni, me ndërprejen e marrjes së tyre është e mundur të mbetesh shtatzënë menjëherë.

Përpara përdorimit, të këshilloj që të kontaktosh mjekun gjinekolog për të kryer disa analiza dhe ekzaminime të thjeshta dhe për të përcaktuar se nuk do kesh efekte anësore nga përdorimi i tyre.

/komuniteti