Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problemet gjate shtatzenise

Kam probleme me kerthizen me dhemb kohe pas kohe, jam shtatzene ne muajin e 6, kam pasur disa vizita tek gjinekologet por prapr me dhemb, ne lindjen e pare nuk kam pas problem te tille, e tash kjo lindja e dyte pak me shqeteson, me kane thene prej ranimit, qe d.m.th kam kapur diqka rend, por ju qka me thoni? Ju lutem me ktheni pergjigje.

Blerta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Blerta.

Në distancë po diagnostikoj hernie umbelika, që vjen si rezultat i tërheqjes së muskujve dhe lëkurës së barkut dhe ndodh nga zmadhimi i mitrës mbase edhe nga ngritja e peshave të rënda. Një korse e posaçme për këtë hernie, e cila mund të përdoret edhe gjatë shtatzënisë duhet ta lehtësoj dhëmbjen. Të rekomandoj se është e rëndësishme një konsultë me mjekun kirurg, për të vërtetuar diagnozën.

LE (12 vite më parë)
Kam frike! Jam e lodhur! Nuk kam shpresa! Ndjehem si nje hije. Dua te fle nuk me mer gjumi. Nuk dua te lind dielli, sepse babi perseri do te me krcnoje mua , nenen dhe motrat. Nuk me dhimbet vetja, por me dhimbet nena dhe motrat. Me dhemb shpirti dhe cmendem nga mendimet e frikshme. Babi eshte ai qe i din te gjitha, eshte ai qe vendos per gjithcka dhe eshte ai qe i jeton jetat tona, jo une, nena apo motrat. Per babin nuk ka asgje perfekt. Vetem ai eshte perfekt, vetem ai ka ndjenja dhe vetem ai ka te drejte. Jam 23 vjec, qe nga femiria kam pasur dhimbje shpirtrore, a thua kur do kalojne keto dhimbje? Nuk me shkohet ne pune por as edhe ne shtepi! Sepse cdo dit duhet te mendoj nje problem te ndryshem dhe te dhunshem. Nuk mund te shprehem me askend. Nese babi qesh duhet edhe un te qeshi! Neqoftese babi eshte nervoz nuk duhet as te flas dhe aste heshti, sepse ai gjithmone do te gjeje nje arsye qe une, nena dhe motrat te ngelemi fajtor per diqka. Frigohem te flas me dike! Dhe frigohem te kerkoj ndihme sepse, nese tentoj te gjej ndihme, ai do na vrase.

/komuniteti