Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Raporti i parë seksual

E nderuar doktoreshe Mimoza, une jam nje 19 vjecare, dhe mendoj se ne lidhjen time ka ardhur koha dhe jemi gati qe me te dashurin tim te kryejme marredhenie .. Kemi provuar 3 here po une kam shume dhimbje, te padureshme dhe s'ka pasur penetrim. Ky eshte nje tension shume i madh mbi mua dhe ate, se ndihemi shume keq. A ka ndonje menyre, apo ilaq qe ta lehtesoje dhimbjen? Kam degjuar per lubrifikanet qe e ndihmojne organin mashkullor te rreshqase dhe te jete me e lehte.. A ka ne Shqiperi te tille? Do ju isha mirrenjohese edhe disa keshilla. Ju falenderoj per kohen, gjithe te mirat.. Do jem ne pritje..

Arisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arisa.

Raporti i parë seksual është i veçantë, pasi për rreth tij përfshihen streset, pasiguria dhe probleme të shumta emocionale të çftit. Mekanizmi është i zgjidhur nga ana anatomike. Edhe sikur penisi të jetë i trashë dhe sado i fortë të jetë himeni, penetrimi është i mundur vetëm kur femra është e çliruar nga emocionet të cilat bëjnë që edhe lubrifikimi të jetë maksimal si dhe muskujt e vaginës të rilashohen. Arisa, kjo nuk do të thotë që ti apo ai është përgjegjës, pasi nuk ka vënd për përgjegjësi.

Ti në rradhë të parë duhet të çlirohesh, nga ankthi i kryerjes së raportit seksual. Të dy duhet ta merrni marrëdhënien si një lojë, ku me përkëdhelje dhe puthje për një kohë relativisht të gjatë, të luani me njeri tjetrin seksualisht duke u prekur me duar apo me gjuhë/buzë/gojë dhe patjetër duke e shoqëruar lojën seksuale me fjalë të ëmbla dhe të bukura. Loja duhet të vazhdojë, deri sa të realizohet lubrifikimi natyral i vaginës dhe muskujt e saj të lëshohen. Dhëmbja për çarjen e himenit, është e papërfillshme. Nëse nuk arrihet penetrimi, ndihma me lubrifikues jep rezultatin e kërkuar. Në Shqipëri ka dyqane që tregtojnë lubrifikues seksual. Pas penetrimit të parë, femra çtencionohet dhe raportet seksuale të mëvonshme do jetë pa probleme, pasi mjafton vetëm dëshira për t’i kryer ato.

genti (10 vite më parë)
cfare eshe nje lubrifikues
Arisa (13 vite më parë)
Ju falenderoj shume .. Ishte shume e dobishme ajo qe me shkruat . . Pune te mbare

/komuniteti