Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problemet gjatë shtatzënisë

Pershendetje e nderuar Znj. Keta, jam nje grua 19 vjecare dhe pres qe te behem nene jam ne javen e 35 te shtatzenise mirepo gjate gjithe ketyre muajve kam pasur disa probleme sepse qe ne fillim une e kisha beben shume poshte  dhe mjekja me ka thene qe nuk duhet te eci shume. Mirepo ne kontrolin e fundit mjekja ime me tha qe  eshte te prek koken e bebit dhe kjo eshte shume heret sepse kam terminin e lindjes me 16 maj dhe se shume heret i ka ra kryt shume poshte tani dua te dij nga ju se a ka gjasa qe beba ime te vij me heret se 6 jave apo...? eshte nese vjen a eshte dicka keq per beben time...  ju deshiroj caste te kendshmeeeeee nga Mozaa nga Gjermaniaa

Mimoza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza.

Po e përsëris përgjigjen; zbato këshillat e dhëna nga mjekja, pasi ajo e ka vlerësuar që rreziku për lindje parakohe është i pranishëm. Me rregjim dhe trajtim kundër kontraksioneve uterine, uroj që lindja të shkoj mbi javën e 37-të e më tutje.

Për pyetjen që bën, mbi mundësinë e lindjes parakokohe apo në kohë, nuk kam si të të përgjigjem sepse unë nuk e di gjendjen e shtatzënisë dhe gjendjen lokale të qafës së mitrës. Prandaj, të këshilloj të qëndrosh nën kontroll të mjekes në çdo kohë.

Edhe po të qëlloj që lindja të jetë parakohe, mjeksia e sotme është e aftë të kontrolloj situatën me trajtime specifike. Por unë si mjeke, dëshiroj që fëmija të lindë sa më afër javës së 40-të të shtatzënisë.

/komuniteti