Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Pijet alkoolike në shtatzëni

Jam ne javen e 27 te shtatzanise edhe pse me pare nuk kam pire birra, jo rralle po skam pire fare me shume e preferoj veren tani gjate shtatzenise po kam shume deshire dhe po me pelqen te pi birre po ja qe se nuk po e di a eshte e demshme per bebin. Do te ju kisha lutur per keshille nese guxoj te pi birre gjate kesaj kohe?

Leonora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leonora.

Ushqimi që gruaja merr gjatë shtatzënisë, kalon tek fetusi. Edhe pijet akoolike kalojnë tek fetusi, duke u bërë shkak për dëmtime dhe pasiguri të ecurisë normale të fetusit dhe duke shkaktuar dëmtime serioze sidomos në zhvillimin e trurit të tij. Nuk dihet me saktësi se cila periudhë e shtatzënisë është më e rrezikshme në përdorimin e pijeve alkoolike, ashtu siç nuk është edhe vlerësuar sasia minimale e alkoolit që mund të përdoret gjatë shtatzënisë.

Ju këshilloj që deri në fund të shtatzënisë, por edhe gjatë dhënies së gjirit, të mos konsumoni pije akoolike të asnjë lloji.

/komuniteti