Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Epiziotomia

Kam lind mirepo jam pre 6 a 7 cm tash i baj gati 2 muaj, mirepo dhimbje ende kam te shumta therje, djegeje, dhe kam sekrecione te bardha shume. Cka mendoni ju? Pres pergjigjen doktoreshe.

Dita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita.

Nëqoftëse plaga është mbyllur, rekomandoj të kryhesh analizë dhe kulturë të sekrecioneve të bardha. Në bazë të rezultatit, mjeku do vendosë për vazhdimësinë. Nëqoftëse plaga nuk është mbyllur, menjëherë duhet të drejtohetsh tek mjeku që ka asistuar në proçesin e lindjes. Ai do ndjekë trajtimin deri në mbyllje të plagës.

Për më tepër të rekomandoj të lexosh linkun:

http://www.bebaime.com/lindja/epiziotomia

/komuniteti