Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tensioni i larte gjate shtatzanise

Pershendetje, jam ne 14 javeshe shtatezene .Gjate 3 mujorit te pare kam pas tension pakez te ulet,dhe ne pergjithesi me ka shkuar shume mire pa te vjella dhe mundime.Nga java e 12-te kane filluar te vjella te shpeshta,sidomod ne mengjes dhe me eshte paraqitur tensioni i larte.Mjeku me ka keshilluar te perdor tableta Methyldopa ne rast te ngritjes se tensionit.Ju lutem me tregoni cilat jane simptomat qe paraqiten ne rastin kur tensioni ngritet dhe a eshte bebi ne rrezik?

Ermira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira.

Nuk e di nëse lëvizjet e tensionit të gjakut i ke patur përpara shtatzënisë, apo të janë shfaqur gjatë saj. Megjithatë, kujdesi për të mbajtur tensionin e gjakut të ekuilibruar, është shumë domethënëse gjatë shtatzënisë. Disa këshilla mund të jenë; rregullimi i dietës ushqimore, kufizimi i ushqimeve me kripra, shtrirja në shtrat disa herë në ditë me pozicion anash majtas, matja e tensionit tre herë në ditë duke e shënuar në një fletë për t’ja treguar mjekut.

Mos neglizho përdorimin e mjekimit, që të ka dhënë mjeku. Nëse gjëndja shëndetsore dhe tensioni arterial do vijë duke u rënduar, atëherë kërko ndihmë të specializuar në spital.

Për më tepër mund të lexosh në linkun:

http://www.bebaime.com/semundjet/tensioni-i-larte

/komuniteti