Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e fetusit

Dr jam ne javen e 36 dhe naten dhe gjate dites kam nje shqetesim bebi kur leviz me ben si ore tik tak nuk po e di qa eshte ajo sikur krecen sikur i ben zemra jam shume e brengosur se qfare mund te jete, me del gjumi naten sikurse kercen tik tik a eshte ndonje gje per tu brengosur?

Arbnore (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbnore.

E ke bërë edhe një herë tjetër këtë pyetje, dhe po përgjigjem si herën e parë; nëse fëmija lëviz 12 herë gjatë periudhës zgjuar apo edhe pak më tepër, nuk ka problem për t’u shqetësuar. Nëse janë më pak se 12 lëvizje, drejtohu menjëherë tek gjinekologu.

Edhe nëse të shqetëson mënyra se si lëviz, përsëri të rekomandoj të paraqitesh tek gjinekologu, për të verifikuar këtë sjellje të tij me ekografi.

/komuniteti