Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Te dhenat e Eko-se, java 18+3

Pershendetje doktoreshe, isha tek gjinekologu per vizite dhe te dhenat e eko-se nuk po i kuptoje dhe mire. HC:147mm2, AC:132mm2, FL:25mm, BPD:41mm dhe HR:170min. Dhe gojarisht mjeku me tha qe beba ka nje peshe prej 220g. Keto te dhena tregojne qe femija eshte duke u zhvilluar normal respektivisht i pergjigjen zhvillimit te fetusit ne javen e 18-te? Ju falenderoje per ndonje pergjigje te mundshme.

Alketa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alketa.

Më vjen mirë, që ecuria e shtatzënisë po ecën normalisht. Tani e rëndësishme është ekografia (morfologjike) e rradhës, që bëhet për të parë zhvillimin e fetusit dhe përjashtuar anomalitë e mundshme.

Uroj që çdo gjë të shkoj mirë.

/komuniteti