Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhembje barku

Pershendetje! pas shtatzenise kam dhimbje te medha barku, me dhemb njera ane e kokes cdo mengjes dhe me vjen te vjell qka me rekomandoni ju? Dhe desha poashtu te pyes a mund te perdor mjete mbrojtese kunder shtatzanise edhe pse i jap gji foshnjes sime?

Luljeta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Luljeta.

Dhëmbjet e barkut, kanë shkaqe të ndryshme. Ato mund të jenë edhe për shkaqë obstetrikale apo gjinekologjike, por mund të jenë pasojë edhe e problemeve të tjera. Prandaj femrave, pavarësisht statusit të tyre shoqërore, u rekomandohet që kur kanë dhëmbje barku menjëherë duhet të kontrollohen tek mjeku.

Nuk e konsideroj normale dhëmbjen e kokës, e sidomos të lidhur më ndjenjën e të vjellit. Një konsultë me mjekun neurolog, mendoj se do ishte i vlefshëm për të vlerësuar situatën.

Vetë ushqyerja me qumësht gjiri, është metodë kontracepsioni.

Për njohuri më të plota lexo linkun:

http://www.bebaime.com/perinatologjia/lehonia-planifikimi-familjar-pas-lindjes-

Nëqoftëse nuk ndjek këshillat dhe rekomandimet e ofruara për të shmangur shtatzëni të padëshiruar, mund të zgjedhësh një metodë tjetër kontracepsioni.

Migena (13 vite më parë)
Pershendetje! Jam ne javen e 30-të dhe kam pak probleme sepse bebi im eshte ne pozite horizontale...Çfare probleme mund te paraqiten per kete shkak, dhe çfare dhimbje shfaqet gjate ketyre javeve? Faleminderit per mirekuptim.

/komuniteti