Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Planifikim familjar

Pershendetje doktoreshe, jam 20 vjeqare dhe kam lind qe 6 muaj, kur e kam pas vajzen 3 muajshe kam marr nje vaksine per mos mbetje te shtatzanise qe zgjat 3 muaj, tash me ka kaluar afati i vaksines, dua te pyes se a mund te filloj me kokrrat hormoni qe jane per mos me mbet shtatzene? Une e kam burrin ne Danimarke dhe ai vjen 1 here ne 3 muaj, dua ta di se a ben ti perdore vetem 1 muaj sa eshte ketu dhe kur te shkoj burri ti nderprej, dhe prape keshtu me rradhe, apo kur tja filloj duhet me i pi cdo dite. Ju faleminderit shume per pergjigje.

Diana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diana.

Planifikimi familjar me pilula estro-pregestative, mund të realizohet edhe për afate të shkurtëra. Blisteri fillohet nga dita e dytë e ciklit menstrual dhe vazhdohet për 28-të ditë rresht, çdo darkë në të njëjtën orë, pa e harruar asnjë ditë. Nëse përsëri do të ruhesh nga shtatzënia e padëshiruar, përdor blisterin tjetër, gjithnjë duke filluar nga dita e dytë e ciklit menstrual.

Diana, besoj se e kuptove rëndësinë e kohës së fillimit të përdorimit të pilulave. Kjo ka rëndësi për parapregatitjen, mbi kohën e fillimit të raporteve seksuale.

/komuniteti