Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetesime rreth shtatzenise

E nderuar doktoresh jam Nevila, jam ne javen e 33 per 34, sot bera viziten e radhes, dhe cdo gje me femijen eshte normal. Ne viziten ekografike doktoresha me tha qe cdo gje eshte mire, por koken e bebit e ke poshte, dhe se tek qafa e mitres nuk kisha shume ujra, me beri nje vizite vaginale dhe me tha qe qafen e mitres e ke te mbyllur, gjithashtu me tha shmang marredheniet seksuale. Ju lutem me ndihmoni me nje pergjigje te tuajen, se jam shume e shqetesuar. A ka ndonje rrezik bebi qe ka pak ujra? Doktoresha me tha dhe qe beni regjim shtrati, dhe pastaj me tha dhe ecni. E vleresoj jashte mase pergjigjen tuaj, jam vertet e deshperuar.


Me shume respekte per pergjigjen tuaj.

Nevila Burgu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nevila.

Meqënëse vizita gjinekologjike ka vlerësuar se qafa e mitrës është e mbyllur, tregon që nuk ka rrezik lindje parakohe. Ujrat, mendoj se kanë rezultuar normal, por ndjekja e vazhdueshme nga mjeku nuk duhet neglizhuar edhe me ekografi të tjera. Këto rezultate dalin mbi ato që referon si; gjëndja e fëmijës është normal dhe mjekja nuk të ka rekomanduar trajtime dhe rregjime shtesë për shkak të ujrave.

Të rekomandoj, që të mos sforcohesh me punë dhe pesha të rënda dhe mirë do jetë të ndërpresësh raportet seksuale.

/komuniteti