Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shqetësime gjatë shtatzënisë

Pershendetje e nderuar doktoreshe, jam prape une Mimoza te falenderoj shume per pergjigjen qe me ke dhene deshta te te pyes edhe diqka, une jam ne javen e 35 tani mirepo gjate gjithe shtatzenise kam pasur probleme here me kane ardhur periodat dhe kam pasur gjithnje dhimbje barku. Mirepo qe nga java e 15 beba ime ka qene shume poshte gjithnje mjekja me ka thene qe duhem me ndejt vetem shtrire se e kam femijen shume poshte. E tani ne kontorin e fundit mjekja me kontrolloi ne organet seksuale dhe me tha qe femijes po ja prek koken dhe kjo nuk eshte normale se 6 jave perpara koke i ka ra koka shume poshte. Tani me ka ndaluar edhe shkollen qe mos te shkoj edhe gjitha punet e shtepise. Dhe me ka thene qe nese nuk rruhem do kem lindje para kohe. Dua te di qe a eshte e mundur me lind tani apo jo edhe nese lind a do kete dicka problem? Kam shume frike sepse jam shume e re 19 vjecare dhe e kam femijen e pare. Te isha shume mirenjohese nese me ishit pergjigjur ne kete pytje. Çao nga Mimoza, jeni e papare!

Mimoza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza.

Zbato këshillat e dhëna nga mjekja që të ka bërë kontrollin mjekesor, pasi ajo e ka vlerësuar që rreziku për lindje parakohe është i pranishëm. Me rregjim dhe trajtim kundër kontraksioneve uterine, uroj që lindja të shkoj mbi javën e 37-të e më tutje.

Mimoza hiqe frikën, e mendo bukurinë e lindjes së fëmijës tënd. Edhe nëse bebi lind parakohe, mjeksia bën të mundur që këta fëmijë të rriten një lloj si dhe të tjetër.

Të uroj lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti