Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A janë normale sekrecionet ngjyrë kafe gjatë shtatzënisë?

Pershendetje doktoresh!


Jam 26 vjeçare dhe jam ne javen e 5 te shtatzenise, kjo eshte shtatzenia ime e pare. Kam djegie beli (tamam si diten e pare te menstruacioneve), e theksoj qe kjo me ndodh vetem ne mengjes, gjithashtu kam 5 dite qe sekrecionet i kam ngjyre kafe e celet, kjo gje me ka shqetesuar shume. Nuk kam te vjella, vetem se ne mengjes stomakun e ndjej shume te rende por qe gjate dites stabilizohet. Ju lutem me ktheni nje pergjigje sa me shpejte te jete e mundur!


Me respekt Beta!

Beta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Beta.

Sekrecionet me ngjyrë të kafe gjatë shtatzënisë, nuk janë normale. Por në fillim të shtatzënisë, kur implantohet veza në faqen e mitrës apo rreth kohës kur pritej ardhja e menstrucioneve, mundet të dallohen edhe sekrecione me ngjyrë kafe. Rëndesa e herë pas herëshme në stomak mund të shoqërohet me ndjenjën e të vjellit, gjatë kësaj periudhe.

Prandaj të rekomandoj, që edhe për të verifikuar fillimin e shtatzënisë të kontaktosh gjinekologun. Me vizitë dhe ekzaminime, mjeku do përcaktoj edhe ecurinë normale të shtatzënisë.

Megi (3 vite më parë)
edhe mua m ndodhi kjo me dy dit por nuk kam ber asnje test..ne fakt jam duke provuar per bebe...
Kejsi (7 vite më parë)
Prsh jam nje goc 20 vjece.. Ne daten 26 kisham ciklin per tme ardh por un kam ber nje test ne daten 28 dhe me ka dal me dy vija ..vija e dyt me ka dal shum e holle mezi duket. Ne daten 29 me filloi gjakderdhja me zgjati dy dit dhe me ndaloi. Aa mund tme thoni cfar shenjash jan kto. Ju flm

/komuniteti