Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shenjat që tregojnë përparimin e lindjes

Pershendetje doktoreshe,


tani jam ne muajin e 9-te te shtatzanise, kam degjuar se para lindjes te fillon te derdhet uji i bebit, si mund ta dije une kete sepse kohe pas kohe kam patur menstruacione te bardha dhe frigohem se nuk mund ta vereje. Me 14.08.2010 kam qene ne kontrollen e fundit dhe mjeku me ka thene se ka uje te majftueshem beba, mirepo pas dy ditesh mua mu duk ne mengjes sikur u zgjova e lagur pak...dyshova prej djerseve mirepo pak u frikova, a eshte e preferueshme qe te behet eko cdo jave apo eshte e demshme per beben?


Faleminderit shume.

Geta (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Geta, tre janë shenjat që tregojnë përparimin e aktivitetit të lindjes.

Shenja e parë është “shkëputja e tapës mukoide”. Ajo që gjatë shtatzënisë ka luajtur rolin e bllokimit të qafës së mitrës del nga vagina në trajtën e një sekrecioni të trashë, me ngjyrë të bardhë me rrema gjaku nëpër të. Kjo shkëputje mund të ndodhë si shenjë e parë e lindjes ose pas shenjave të tjera.

Shenja e dytë është “plasja e ujrave”. Çarja e membranave bën që të rrjedhin ujrat kur fëmija ka jetuar për rreth nëntë muaj në organizmin e nënës. Rrjedhja mund të jetë e vrullshme ose me sasi të vogël e cila në mënyrë të dallueshme rrjedh nëpër këmbë. Duhet të kihet parasysh që në këto momente duhet të drejtoheni në shtëpinë e lindjes ku duhet ushtruar kujdes për mos infeksion. Steriliteti në shkallë të lartë është detyrë si e nënës ashtu dhe e personelit shëndetsor. Ekzaminimi ekografik dhe matja e thellësisë së zhepave amnial, do të tregoj nëse bebi ka ose jo ujra.

Shenja e tretë janë “kontraksionet”. Ato paraqiten si sforcime të dhimbshme çdo 20-30 minuta. Janë shenja që tregojnë se fëmija po vjen.

Të tre këto momente pavarësisht se kush ndodh më parë, janë hapa tregues për kujdesje. Moment i lindjes nuk ka aritur akoma. Lindja normale ndodh vetë. Sapo të ndodhë një nga shenjat e mësipërme, ndihmesa shëndetsore është e domosdoshme dhe duhet të jetë e pandërprerë deri në momentin e lindjes.

Uroj që lindja të jetë normale dhe e sukseshme.

/komuniteti