Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Humbja e peshës

E nderuar gjinekologe, kam qene te mjeku para 2 jave, me ka thene se beba ime peshon 3.150 kg ndersa sot me tha vetem 2.6 kg, si mund te ndodh qe beba te humb peshe? Me trego se jam be merak.

Vjollca (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca.

Nuk besoj se fëmija ka humbur në peshë për dy javë, sepse duhet të ketë ndodhur ndonjë ndryshim i madh në regjimin tënd të ushqimit dhe jetesës. Ky ndryshim i peshës, mund të jetë gabim i matjes në ekografi për shkaqe teknike por mundet edhe subjektive. Gabime të cilat konsiderohen normale.

Megjithëse nuk e di moshën e shtatzënisë, mendoj se nuk ka vënd për shqetësime, përndryshe mjeku do të kishte reaguar me shpejtësi.

Uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti