Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione gjinekologjike

Se pari te pershendes Doktoresh shume.


Jam nje grua e re, kam bere kontrolle te gjinekologu me ultraze ne miter, me ka thene qe jam shume mire, po pasi bera kontroleln e bera edhe papa testin, pas marrjes se testit, rezultati me doli shkalla e (III a) kam bere edhe strishot me doli KLAMIDIA pozitive, qe se kam dite kurr se qka eshte, pasi qe skam bere kontrolle te thelle kurre gjinekologjike, tash pasi hyra ketu e pash ne shkrime se qka eshte. Me ka pershkru mjeku barna Azomex Orvagil vaginalet, qe duhet ti perdori une dhe burri im. Une po i perdori, po burri im pasi qe ska pi tableta thuajse kurre, thote se une sdo ti perdori tabletat, ju lutem infeksioni pasi qe ai sdo te i perdor mundet prap me mu perserit dhe te mbetem sterile edhe une edhe ai, edhe prej si fitohet Klamidia, nga vjen pervec nderrimit te partnereve? Me respekt nga Kosova;

Nora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora.

Edhe ndodh, që të infektuarit nga klamidia të mos kenë shenja klinike. Kjo konsiderohet e keqe, sepse çiftet nuk diagnostikohet dhe për pasojë nuk trajtohet. Kështu që, prania e komplikacioneve në të ardhmen është evidente e cila shkon deri në sterilitet.

Mjekimi me antibiotikë, është i domosdoshëm si për femrën ashtu edhe për mashkullin. Nëse trajtohet vetëm njëri nga partnerët, është sikur asnjëri të mos jetë mjekuar, pasi infeksioni transmetohet përsëri.

Ju uroj shërim të shpejtë.

/komuniteti