Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindje me anestezi epidurale

Pershendetje.


Kam nje pyetje. A eshte me te vertete shume rrezik qe kur te filloj beba me ardhe dhe kush nuk mundet ti duron dhimbjet me marre injeksion kunder dhimbjeve qe jepet ne kurrizin e njeriut sepse shumica thone se ai injeksion te le invalid dhe se eshte shume i rrezikshem. Mua me kane ardhur ditet per me lind, dje isha ne kontrolle dhe kam shanca qe kete jave te lindi mirepo nuk mund ti duroj dhimbjet dhe kam vendos qe te marre kete injeksion, po tani i kam ra pishman. Cfare me sygjeroni ju? Ju pershendes dhe keni shume respekt nga ana ime.

Mimoza (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mimoza.

Lindja normale, shoqërohet me dhëmbje që janë të durueshme dhe nuk e kalojnë kufirin e pragut të dhëmbjes.

Mendoj që zgjedhja për të lindur me anestezi epidurale, është më se e drejtë. Nuk duhet të pendohesh për zgjedhjen që ke bërë, pasi kjo lloj anestezie e realizuar me teknikë nga mjekët reanimator, nuk paraqet komplikacione që të invalidizojnë gruan.

Uroj të lindësh me sa më pak dhëmbje.

Krenare Kastrati (13 vite më parë)
:--))))

/komuniteti