Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A konsiderohet normal bebi nëse lind në javën e 37 duke e llogaritur shtatzëninë në ditën e parë të menstruacioneve të fundit?

Doktoreshe jam serisht Alda, te falenderoj jasht mase per pergjigjen qe me dhate, e vleresoj shume, por jam pak e paqarte. Une thash nese femija konsiderohet normal pas javes se 37 te shtatzanise duke ju referuar qe numerimin e javeve e kam filluar nga dita e pare e menstruacioneve te fundit qe i bie 37 javeshe. Nga dita e ngjizjes i bie me pak se 37 javeshe a quhet kjo lindje parakohe? Shpresoj te me kuptosh dhe me falni qe e perserita pyetjen por isha e paqarte me veten.

Alda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Alda.

Ashtu siç të jam përgjigjur edhe një ditë përpara, lindja pas javës së 37-të të shtatzënisë, në gjuhën mjeksore konsiderohet lindje normale. Është e kuptueshme, që shërbimi mjeksor qëndron me pranë të porsalindurit sesa në rastin kur fëmija lind në javën e 40-të, por kjo varet edhe nga nota (Apgar) që merr i porsalinduri.

Uroj të lindësh në term.

/komuniteti