Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Tencion/presion i lartë i gjakut në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene tash sapo kam hyre ne javen e 11, mirepo shtypjen e gjakut e kam te larte. Ne javen e 8 e kam pas 15097 ndersa ne javen e 10, 15095, a eshte kjo ndonje rrezik per bebin ose per mua?


Ju pershendes.

Leta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Mendoj që tencioni i lartë i gjakut në moshën e shtatzënisë që ke, mund të ketë lidhje me gjendje hipertensioni që tek ty të ketë qënë e pranishme përpara shtatzënisë.

Detyrimisht duhet të stabilizosh tencionin e gjaku, me trajtime mjeksore. Këshillimi me mjekun gjinekolog dhe me një mjek që merret me hipertencionin është i domosdoshëm për ty, edhe për fetusin. Për shëndetin tënd ka rëndësi të mos vendoset pre-eklamsia, e cila mund të komplikoj rëndë edhe shtatzëninë.

Të uroj shtatzëni me ecuri normale.

/komuniteti