Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Koha për të lindur

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 37 te shtatzenise dhe qe nga fillimi i shtatzenise kam pasur djegesime te lekures dhe mjeku me ka rekomanduar te perdore vaj mandorle por edhe tash vazhdoj te kem djegesime te lekures sidomos ne pjesen e larte te barkut. Mirepo tash vazhdoj te kem edhe lodhje ne trup dhe gjume jo te mire, e nganjehere edhe shtrengime te barkut, ju lutem a mund te jene keto shenja te afersise se lindjes?


Pres pergjegjen tuaj ju lutem. Faleminderit per mirekuptim.

Tinna (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Pas javës së 37-të fillon koha e pritshme për lindje, prandaj edhe ndjesitë si lodhje, gjumë jo i mirë e ndonjëherë shtrëngime në bark janë shenja që tregon se shtatzënia po afrohet drejt fundit. Tina, ke kaluar 37-të javë e duhet të durosh edhe edhe 2-3 javë. Rri e qetë gjatë ditës dhe largoju punëve të shtëpisë. Nuk bëhet kiameti, nëse shtëpia zë pak “pluhur”. Mos harro kontrollet çdo javë tek mjeku. Uroj që pozicioni i fetusit si dhe situatat e tjera të jetë normale për lindje, por këtë duhet ta konfirmoj mjeku që ndjek shtatzëninë.

Besoj se lëkura të ka djegur, për shkak të rritjes së barkut, sepse lëkura zgjerohet dhe tencionohet e shkon deri në plasaritje. Po kuptoj se ke shpëtuar nga striat, plasaritje të lëkurës. Mendoj se të ka ndihmuar lyerja me vaj, ajo e ruan butësinë e lëkurës.

Uroj që të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

Adela (13 vite më parë)
Jam ne javen e 19 gati 20 te shtatzanise a kam pse shqetesohem pasi e kam femijen pak poshte, a ka rrezik? si ta parandaloj plasjen e lekures se barkut pres pergjigje te lutem. Faleminderit.

/komuniteti