Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione gjatë shtatzënisë

Pershendetje Doktoreshe, une bera analizen e urines dhe desha qe e ju pyes rreth rezultateve te dy lloj bakterieve qe me kane dale. Jam 19 jave shtatzene. Vlerat: Bakterie Koke dhe shkopthore. Cfare jane keto bakerie? Sa jane te rrezikshme keto ne shtatzenesi dhe si fitohen keto? Ju falmnderit.

Linda (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda.

Infeksionet koke të traktit urinar, bëjnë pjesë në infeksionet që ndikojnë në shtatzëni. Analiza që tregon saktësisht shkaktarin e infeksionit, është kultura e urinës. Për kokët që pyet, janë bakteriet të rrumbullaktë në formë sferike ndërsa pjesa tjetër janë bakterie në formë shkopi.

Në pjesën më të madhe të rasteve, këto infeksione janë lehtësisht të trajtueshme me antibiotikë të cilët i përcakton antibiograma.

/komuniteti