Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbja e kokës në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 13 te shtatzenise deri ne javen e 12, kam qene shume mire por tani qe 1 jave me eshte paraqit nje dhimbje e kokes sidomos ne mbremje dhe kur zgjohem prej gjumit, tensionin e kam 120/80. Poashtu kam bere urinokulturen dhe me ka dale bakteria enteroccus, doktori me ka pershkruar cefelaksin, gjithashtu te ceki se qe na fillimi i shtatzenise jam duke perdore utragestan 200 mg dhe folan.


Flm pres me padurim pergjigjen, ju flm per mirekuptim.

Fitore (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Fitore.

Dhëmbja e kokës mund të ketë lidhje me infeksionin urinar, vetëm kur shoqërohet me rritje të temperaturës.

Infeksioni urinar që ka dalë në urokulturë, duhet detyrimisht të mjekohet sepse janë infeksione që ndikojnë në shtatzëni. Lexo fletën shoqëruese të preparatit që përdor, për efektet anësore sepse nganjëherë cefalexina mund të japë edhe dhëmbje koke, lodhje, axhitim, konfuzion etj.

/komuniteti