Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vija ne bark

Pershendetje doktoreshe, pyetja ime eshte kjo: qe kur isha shtatezene ne zonen e barkut nga gjinjte e poshte deri ne fund te barkut mu eshte krijuar nje vije ngjyre kafe, mjeku me ka thene qe pas lindjes me kalimin e kohes largohet vetvetiu mirepo tani ka gjashte muaj qe e kam lindur vajzen (me operacion) dhe ende e kam po ate shenje me te njejten ngjyre. Dua ta di a do me largohet apo jo? Kalofshit mire.

Sara (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara.

Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Shenja që është formuar në mes të barkut, fillon si linea alba (vijë e bardhë) dhe gjatë thellimin e shtatzënisë hiperpigmentohet duke u errësuar dhe merr emrin linea nigra (vija e zezë). Eksperiencat tregojnë se rreth një vit pas lindjes, vija largohet dhe vjen duke u zbardhur.

Flora (13 vite më parë)
Edhe une kam vijen e kafte nder kerthize por kur kam pyetur me kane thene qe pas lindjes se pare do te kem bineq!

/komuniteti