Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione gjenitale

Kam kruajtje te shpeshta ne vagine dhe rrjedhje me te shpesht te bardhe si mund te me ndihmoni, po shqetesohem per kete gjendje ka 2 muaj qe kam marredhenie seksuale te rregullt dhe pas 2 muaj me ndodh kjo?

Sara (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sara.

Me shpjegimin tënd, dyshoj se tek ty është i pranishëm një infeksion të vaginës, që quhet vaginit. Duhet të kryhesh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të diagnostikuar infeksionin dhe gjetur mjekimin e nevojshëm.

Të rekomandoj të trajtohesh me domosdo, sepse infeksioni mund të bëhet kronik dhe të japë komplikacione në traktin gjenital. Më vonë, do të jetë shumë e vëshirë për t’u trajtuar.

Të uroj të shërohesh sa më shpejt.

eranda musaj (11 vite më parë)
Persh doktor .Doja te dija ..Kur testi del pozitiv dhe me pas ekua tregon qe ska shenja bare ca do te thote ?Une di qe testi tregon rezultatin mbas 6 ose 8 diteve ne mos gaboj .Mund te duket shtatzania ne miter ne kaq pak dite .Ekografia eshte bere ne menyren transvaginale . Ju lutem nje pergj sa me shpejt .Ju pershendes .
Tina (13 vite më parë)
Miredita doktoreshe e nderuar. Kam një problem deshiroj te di: Gjate marredhenieve me burrin, kam gjakderdhje nga vagina sa here qe kemi marredhenie kam pak gjakderdhje edhe kam dhimbje te vagines, a mundeni te ma tregoni problemin? Jam e martuar qe 2 vite, me heret se kam pasur kete problem tash me ndodh?!!!!

/komuniteti