Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Uterogestani në shtatzëni

Pershedetje doktoreshe, jam nje grua qe nuk kam pas femije qe 6 vite. Me propozimin e mjekut me nje terapi me ampulla merional mbeta shtatzene me dy binjake. Tash kam hyre ne muajin e 4, qe na filimi i shtatzenise kam perdor utragestan 200 mg dy here ne dite. Deshta me pyet edhe sa eshte e nevoshme me perdore kete bari ose me fillu me doze me te vogel?

Lejla (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lejla.

Si fillim dua të uroj për shtatzëninë tënde të shumëpritur.

Utrogestani përdoret gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë, nëqoftëse niveli i progesteronit në gjak është i ulët. Prandaj duhet të jesh në kontakt të vazhdueshëm me mjekun specialist, për të përcaktuar nivelin e progesteronit dhe sasinë e nevojshme të preparatit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti