Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecionet me ngjyrë gjatë javëve të para të shtatzënisë

Pershendetje doktoresh!


Ndodhe me javen e 6 te shtatzanise. Gjendja ime shendetsore eshte e mire sipas gjenekologut dhe pervec dhimbjes se gjoksit nuk kam asnje shqetesim tjeter por e vetmja gje qe me ka shqetesuar dhe vazhdon te me shqetesoj prej 2 javesh jane sekrecione ngjyre kafe dhe se dje kisha nje sasi te vogel sekrecionesh te kuqe dhe kafe. Se di se si mund te jete gjendjen e fetusit dhe po pres me padurim ekon te cilen e kam javen qe vjen. Mendoni se kjo gje eshte normale dhe se ka mundesi qe ta humbas bebin? Dhe mund te me shpjegoni se kush jane shenjat e para qe shfaqen te nena kur bebi vdes? Jam bere shume pesimiste dhe se di se sa do te vazhdoj kjo gjendje.


Faleminderit.

Beta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Shfaqja e sekrecioneve hemarragjike për 1-2 ditë, gjatë fillimit të shtatzënisë mund të konsiderohen normale. Kjo mund të ndodhë, në rast se hemorragjia e pakët që vjen korespondon me ditët e menstruacioneve.

Edhe rreziku i një aborti apo edhe një ndërprerje të zhvillimit të shtatzënisë, shoqërohet me dhëmbje mesi në fund të barkut dhe sekrecione hemorragjike të errëta. Ekzaminimi ekografik e vërteton diagnozën dhe analiza BHCG (niveli i gonadotropinave në gjak).

Uroj që çdo gjë të shkoj sa më mirë me shtatzëninë tënde.

/komuniteti