Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gazrat

Jam nje grua e cila kam lind per here te pare mirepo kam shume gazra qe me shoqerojne me dhimbje ne bark etj mirepo djalin e ushqej me gji edhe ai pastaj po e ka kete problem e spo mundet me u qetesu, sdi cka te bej? Klm Flm.

Dita (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita.

Edhe aparati tretës i gruas, pëson ndryshime gjatë shtatzënisë dhe rikthehet në punën e tij normale 45-të ditë pas lindjes. Ka interes të korrigjohet mënyra e ushqyerjes të nënën në periudhën e gjidhënies, pasi ka ushqime që e shtojnë lëvizshmërinë e zorrëve, duke shkaktuar prerje barku dhe gazra.

Ushqyerja e fëmijës vetëm me gji, është mënyra më e mirë për të mos patur dhëmbje dhe gazra. Pasi të ushqehet me gji, bebi duhet të mbahet i ngritur me kokën e mbështetur mbi sup për pak minuta, deri sa të nxjerrë gromsirat e para dhe pastaj mund ta shtrish anash. Ky është pozicion i favorshëm, që fëmija të jetë i qetë.

/komuniteti