Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si ndikojnë vitaminat prenatal, ca dhe fe, në shtatzëni?

Jam shtatzene 4 muaj e gjysem dhe marr vitaminat prenatal, kalcium, vitamin C dhe ferro acetil transferrina (Fe +++). Me pare se te merrja kete preparatin e fundin perdora tardyferin por nuk me dha rezultat pasi numri i eritrociteve po ulej por njekohesisht edhe hemoglobina...Dua te di efektet pozitive dhe negative te ketyre preparateve ne fetus?

Ermira (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ermira.

Marrja e multivitaminave, rekomandohet gjatë gjithë periudhës së shtatzënisë. Ato nuk kanë efekte anësore, si për nënën ashtu edhe për fetusin. Krahas këtyre dhe një ushqim korrekt i pasur me fibra, vitamina dhe kripra minerare, është në favor të nënës dhe fetusit. Doza suplementare e hekurit, është e këshillueshme për gruan shtatzënë sidomos pas javë së 16-të të shtatzënisë.

Doza e tardiferonit që ke marrë mund të ketë qënë vetëm një dozë mbajtëse, pasi bebi harxhon rezervat e hekurit të nënës dhe vetëm matja e ferritinemisë në gjak, tregon nivelin e rezervavave të hekurit tek nëna. Në bazë të saj, vendoset terapia e domosdoshme për sasinë e hekurit që mungon. Pra nuk mund të thuhet, që ke marrë hekur dhe nuk ka dhënë rezultat. Edhe këto preparate, nuk kanë efekte anësore mbi nënën dhe fetusin.

Edhe kriprat minerare, kalciumi, jodi etj. janë elementë të cilët ndihmojnë në zhvillimin e fetusit. Marrja e tyre, vetëm e ndihmon gruan shtatzënë dhe fetusin pa dhënë asnjë lloj efekti anësor.

/komuniteti