Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Si të shtojë peshë beba?

Pershendetje e nderuar dr. Jam ne javen e 36 te shtatzanise beba ime peshon 2480 gr, une deshiroj qe te peshon me shume cfare ushqimi duhet te konsumoj qe te shton peshe beba, ende deri ne lindje, jam pak e shqetesuar se kam lexuar ne kete periudhe beba duhet te peshoj 2800 gr, pres me padurim pergjigjen e juaj. Rrespekt dhe falenderime per ju.

Elmedina (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elmedina.

Rritja fetale, varet shumë nga rregjimi ushqimor që përdor shtatzëna. Rëndësi ka edhe transporti i përshtatshëm i përbërsve ushqimor dhe oksigjenit, nga nëna tek fetusi. Prandaj është e rëndësishme realizimi i ekzaminimit ekografik, për të matur sasinë e gjakut që kalon tek fetusi.

Duhet të dish, se pesha fetale vazhdon të rritet dhe nuk ulet deri në fund të shtatzënisë. Në një shtatzëni normale, bebi fiton rreth 25 gram në ditë deri në ditën e fundit të lindjes.

Në lidhje me ushqyerjen e shtatzënës, janë të domosdoshme konsumi ushqimor në tre vakte duke shtuar paraditen, pasditen dhe diçka pas darke. Ajo nuk duhet të ndihet e uritur ashtu siç nuk duhet të ndihet e mbingopur. Ushqimet duhet të jenë të ndryshme dhe të shumëllojshme. Lëngjet e frutave të shtryllura, të freskëta, mund të pihen sipas dëshirës por pa u tepruar. Duhet të ulet konsumi i drithrave dhe duhen përdorur sa më shumë fruta dhe zarzavate të freskëta. I preferuar është vaji i ullirit.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti