Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përgatitja e çantës së ditës së lindjes

E nderuar doktoreshe,  nuk e di pse po e kam me shume merak kete pergatitjen e cantes se rrobave sepse me ngjan sikur si di te gjitha gjerat, doja te dija une per te lindur e kam ne qershor ne 15 per bebin do marre me krahe te gjata apo te shkurtra? Cfare dhe sa duhet te marre, sepse lexoj ketu ne internet qe grate e kane mendjen vetem te fustanet e tyre te tualetet mos ti harojne parfumet, jo te gjerat me te rendesishme si eshte bebi, ju pershendes nga zemra.

Ari (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshënëdetje Ari.

Shumë bukur, që po mendon dhe po pregatitesh për sendet që do marrësh me vehte në shtëpinë e lindjes/maternitet, si dhe për ato që do të duhen të blesh. Të gjitha këto shërbejnë për t’i krijuar komoditet fëmijës tënd, si dhe lehtësi për mirë rritjen e tij.

Shumë këshilla mund të ndigjosh, por unë mendoj se të udhëzimet më të domosdoshmet mund t’i gjesh tek linqet e poshtëshënuar:

http://www.bebaime.com/lindja/cfare-te-marrim-me-vete-ne-maternitet-dhe-cfare-te-bejme-gati-ne-shtepi-

http://www.bebaime.com/kujdesi-para-lindjes-/cfare-duhet-te-blejme-dhe-cfare-jo-

Të uroj të lindësh një fëmijë të bukur.

/komuniteti