Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme shëndetsore gjatë shtatzënisë

Jam ne javen e 22-te dhe ka filluar te me dhemb kemba e majte. Cfare me sygjeroni?

Peja (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara zonjë.

Ju mund të kemi një problem shëndetsor, i cili jo rrallë herë është vërejtur në ankesat e grave shtatzëna. Një nga arsyet e asaj që ju shqetëson, është e mundur të jetë rritja e mitrës brënda organizmit tuaj (kavitetit abdominal). Kjo rritje mund të sjellë komprimimin (shtypjen) e disa fijeve nervore që kalojnë pranë saj. Pasoja, mund të jetë dhimbja e këmbës së majtë. Bisedoni me mjekun obstetër-gjinekolog që ju ndjek shtatzëninë. Është e mundur që ai t’ju japë këshillat e duhura për mënyrën sesi ta kaloni këtë situatë sa më lehtë të jetë e mundur.

Do t’ju këshilloja gjithashtu, që të kryeni vizitë mjeksore për vazat e gjakut të këmbëve, tek mjeku angiolog (mjeku i vazave të gjakut). Nëse ju keni problemin e vazave të gjakut, mjeku do t’ju sigurojë drejtimin e duhur të ankesës që paraqisni.

Për një gjë të jeni e sigurtë, se dhimbja e këmbës tuaj nuk influencon në ecurinë normale të shtatzënisë ashtu dhe në tuajën personale.

Ju uroj të lindni një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti