Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth tamponit

Pershendetje Doktoreshe.


Nuk di nese keni hasur nje çeshtje te tille, por duke qene se isha ne ditet e fundit te ciklit dhe nuk kam shume menstruacione une gjithmone perdor tampon. Por sot nuk mbaj mend nese e kisha vene apo jo ne mengjes dhe kur shkoj ne dreke per t'u nderruar nuk kisha gje. Provova vete t'a " kerkoja" por nuk ndjej gje. Gjithashtu lekura e dores me te cilen e provova m'u ashpersua dhe u be si e rrjepur. Mos eshte vertet brenda? Çfare duhet te bej sepse jam vertet shume e shqetesuar?

Arta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arta.

Edhe mund të ketë ndodhur ashtu siç mendon, sepse ka ndodhur edhe me gra të tjera, dhe nuk ke përse shqetësohesh kaq shumë. Drejtohu tek një mjek gjinekolog. Ai me spekulum kontrollon dhe ka mundësinë të heqë tamponin nëse ndodhet aty.

/komuniteti