Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Planifikimi i shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, mujoret e fundit i kam pasur me 08.kete muaj i perfundova mire, mirepo pas 3 dite qe i perfundova pata gjakderdhje te vogel, çfare mund te jete? Une kam perdorur edhe Alfavag a mund te ndodh qe jam lenduar me pipin apo cfare mund te kete ndersa une per kete muaj po planifikoj shtatzeni çfare me preferoni ju, jam me se e shqetesuar me ktheni pergjigjen. Flm shume per punen e juaj.

Nora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nora.

Besoj se gjakrrjedhja ka ardhur nga një dëmtim mekanik, si përdorimi i kanjulës/pipin e preparatit që ke përdorur. Që shqetësimin ta heqësh përfundimisht, një vizitë gjinekologjike vërteton shkakun.

Unë e konsideroj shumë gjë të bukur, planifikimin për të filluar një shtatzëni. Por nuk rekomandoj, që konceptimi të fillojë pa një konsultë gjinekologjike. Mjeku me vizitën dhe analizat që kryen, të jep mundësinë që shtatzënia të jetë sa më normale dhe e sukseshme.

Uroj të realizohen dëshirat e tua.

/komuniteti