Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksione gjatë shtatzënisë

Jam ne muajin e tete te shtatzenise edhe kam infeksione dy - tre dite, po pastaj dy - tre dite jo. A mund te perdor ndonje gje? Infeksioni eshte disi si i jashtem vetem pak kruarje edhe djegesim mirepo jo shume. A mund te shkaktoje ndonje qe negative ne bebin po qe se perdor ndonje medikament?

Erlenisa (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erlenisa.

Ajo që përshkruan, mendoj se është kandidozë. Tek gratë shtatzëna, ky infeksion është shumë i pranishëm. Bën mirë të trajtohesh me ovula antimykotike, që nuk sjellin efekte anësore tek fetusi. Kontakto mjekun, të të përshkruaj preparatin në recetë.

Të uroj shërim të shpejtë dhe lindje të mbarë.

/komuniteti