Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Nervoza gjatë shtatzënisë

E nderuara gjinekologe, une jam shtatzene, jam ne muajn e 5 dhe eshte shtatzenia ime e pare. Jam shume e lumtur, menzi pres te lind femija im po nje gje me shqeteson se behem shume nervoz sidomos vjehrren time me te jam be nervoz edhe me heret para shtatzenise po tani aq shume sa s`mundem te duroj, me ben bajat çdo fjale qe e foli sa me ben te falas me veten time te them jam budalle a qka une? Se di ndoshta me jep nje keshille edhe pse kjo pyetje me shume eshte ndoshta per psikolog apo ku ta di une?!  Ju faliminderit.

Xhejlani (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje zonjë.

Stresi gjatë shtatzënisë, influencon negativisht tek fetusi. Mendo vetëm gjendjen e bukur të shtatzënisë dhe lindjen e fëmijës tënd. Dil sa më shpesh në natyrë dhe ajër të pastër, dhe mos ndigjo fjalët e vjehrrës. Në ndihmë duhet të të vijë edhe bashkëshorti.

Sapo ta ndjesh se po nevrikosesh/stresohesh, vendose dorën mbi bark dhe këndo një këngë për fëmijën tënd. Menjëherë do qetësohet, ti dhe fëmija yt.

Uroj ta kalosh sa më lehtë shtatzëninë tënde të parë.

/komuniteti