Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Era e keqe gjatë marrëdhënies seksuale

Kur kam marredhenie seksuale vjen nje ere e keqe dhe nuk kam me vullnet ta vazhdoj seksin, si mund ta largoj kete ere te keqe?

Flora (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flora.

Simptomat bëjnë të dyshosh për vaginozë bakteriale, e cila konsiderohet si prishje e ekuilibrit të ambjentit vaginal për shkaqe të ndryshme. Patjetër duhet të bësh një analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale, për të diagnostikuar dhe gjetur preparatin më të favorshëm për trajtim.

Paralelisht të këshilloj në dy drejtime. Së pari; të trajtohesh me patjetër sepse, pasojat mund të jenë të rënda sidomos në drejtim të shëndetit riprodhues. Së dyti; ushtro kujdes për veten gjatë raporteve seksuale si dhe kujdesu për higjenën personale. Kjo duhet kuptuar, si mbrojtje nga situatat që sjellin infeksione si dhe largim nga dushet/larjet e tepërta vaginale dhe sidomos përdorimi i sapunëve aromatikë apo parfumeve, pasi dëmtojnë dhe prishin ekuilibrin e ambjentit vaginal.

Moza_Gjakovare (9 vite më parë)
te njajtin problem e ka dhe kunata ime,dhe ajo vuan shume per kete
Moza Keta (13 vite më parë)
E nderuar zonjë. Në organet gjenitale të jashtme të femrës përfshihen; buzët e madhe të vaginës, buzët e vogla të vaginës, klitorisi, hyrja në vaginë, uretra (pjesa e jashtme e traktit urinar, nga ku del urina). Vagina, është e pjesë e traktit gjenital. Hyrja e vaginës është e vendosur midis uretrës dhe rektumit. Vagina ka formën e një tubi. Është e ndërtuar me muskuj shumë elastik. Zakonisht qëndron e mbyllur dhe hapet gjatë raporteve seksuale apo kur fëmija lind. Në organet gjenitale të brëndshme të femrës përfshihen; vezoret, tubat e Fallopit, mitra, qafa e mitrës. E bëra këtë përshkrim, për të treguar se kur thuhet që gratë nuk duhet të bëjnë dushe vaginale, do të thotë që nuk kanë përse t’i fusin gishtat në vaginë dhe sidomos të pretendohet se po pastrohen duke përdorur sapunë apo shampo brënda në vaginë. Larja e mbetjeve urinare, nuk kanë të bëjnë me vaginën. Ato kanë të bëjnë me organet e jashtme femërore, por edhe në këtë rast rekomandohet vetëm shplarje me ujë të bollshëm pas urinimit. Larjen me sapun komercial apo shampo të kësaj pjese të jashtme të traktit gjenital, mund të bëhet gjatë larjes së trupit. Edhe këtu duhet kujdes, që shkuma e sapunëve apo shampove të mos futen në vaginë. Kjo që po shkruaj, është rekomandimi mbi higjenës femërore e pranuar nga të gjitha institutet e shëndetit riprodhues botëror. Dushet vaginale, prishin ambjentin acid të vaginës duke e kthyer atë në ambjent alkalin. Kjo situatë rrit mundësinë e infektimit të traktit gjenital. Dushet vaginale, gjithashtu ndihmojnë në infektimin e traktit të sipërm gjenital, si uterusin dhe tubat e Fallopit duke shkaktuar infeksione shumë serioze. Kjo ndodh për shkak se prishet ambjenti vaginal, dhe krijohen lehtësira të infeksioneve për të invaduar në thellësi të organizmit. Shpresoj të kem qënë e vlefshme në shpjegimin tim.
Dona (13 vite më parë)
Doktoreshe, pse a nuk po bojka me e pastru vaginen sa here ne dite qe dal me urinu edhe kur te pastrona dite per dite edhe pjesen e vagines me shampon e pastroj d.m.th. eshte e demshme edhe pse ere nuk kam gjate marredhenieve, te lutem me kthe pergjigje.

/komuniteti